Familjet mbretërore shkojnë shpesh për gjueti kafshësh (sigurisht aty ku është e lejuar), por Meghan Markle duket se ka vënë rregulla të reja në pallatin mbretëror.
E njohur si aktiviste për të drejtat e kafshëve, bashkëshortja e Harry-t ka shprehur dëshirën e ndalimit të gjuetisë së shpendëve, gjë që ishte traditë që ndiqej çdo vit nga pjesëtarët e pallatit “Kensinton”.
“Rregulli” i ri është mbështetur në mënyrë unanime nga mbretërorët e tjerë, të cilët hoqën dorë nga riti i përvitshëm i gjuetisë së shpendëve.



















