Një incident në dukje i parëndësishëm i ka kushtuar vendin e punës Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rajonal të Kosovës.
Shukri Maxhuni është fotografuar ne makinën e tij, teksa mban këmbët ngritur mbi kroskotin e makinës, veprim i cili nuk është toleruar aspak nga shefi i qeverisë kosovare Ramush Haradinaj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Kryeministri i Kosovës lajmëron shkarkimin nga posti i rëndësishëm Shukri Maxhunin.
“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”; ka shkruar pak orë më parë në profilin e tij zyrtar Haradinaj.



















