Në Mesjetë flokëkuqët emërtoheshin me terma si ‘shtriga’, apo vampirë e asokohe shpesh shoqëria i trajtonte këto lloj njerëzish në mënyrë mizore. Por fatmirësisht ato kohë kanë kaluar dhe tani flokëkuqët (me apo pa quka në fytyrë), janë gjithmonë zgjedhje e parë për editoriale mode apo fushata të ndryshme mode, duke patur parasysh karakteristikat e tyre të veçanta fizike.
Me siguri ndër lexuesit tanë mund të kemi edhe nga ato njerëz me lëkurë të bardhë, quka në fytyrë dhe flokë të kuqe, ndaj ne po rendisim 10 karakteristika që i bëjnë ata shumë më të veçantë.
Flokëkuqët janë mutantë:
Geni MCR1 është përgjegjës për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve tanë. Kur ky gen është inaktiv, ose i bllokuar trupi prodhon më shumë melaninë, që jep më pas tonet e kuqe në lëkurë dhe flokë.
Mund të prodhojnë Vitaminë D:
Në sajë të lëkurës së tyre të zbehtë, ata janë më të prirur të digjen nga dielli, pasi lëkura e tyre përthith më shpejt rrezet e diellit, e për rrjedhojë flokëkuqët mund të prodhojnë Vitaminë D.
Burrat flokëkuqë kanë benefite shëndetësore
Sipas studimeve, vetëm 5% e burrave që kanë këtë karakteristikë fizike, mund të preken nga kanceri i prostatës. Pra flokëkuqët meshkuj janë imunë nga kjo sëmundje.
Janë më shumë të predispozuar për t’u pickuar nga bletët
Kjo lidhet me faktin se ngjyra e kuqe apo ‘ginger’, për bletet lidhet grabitqarët.
Janë më shumë të ndjeshëm ndaj dhimbjeve: Genet e tyre nuk janë shumë tolerantë ndaj dhimbjeve duke mos lejuar edhe anestezinë të depërtojë, ndaj në disa raste flokëkuqëve u duhet dopjo-dozë.
Kanë më pak flokë
Edhe pse mund të keni përballë një flokëkuqe me kaçurela dhe mund të mendoni se ajo ka flokë të dendur, e vërteta është se në kokë ajo nuk ka më shumë se 90.000 fije flokësh, që janë pak krahasuar me 110.000 fije që kanë brunet dhe 150.000 fije që kanë biondet.
Janë më të predispozuar për të qenë mëngjarash
Britanikët kanë numrin më të madh të flokëkuqëve
Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Irlandë dhe Skoci, ndërsa 30% e popullsisë britanike janë me këtë ngjyrë të veçantë flokësh.
Janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit
Ata kanë ditën e tyre speciale të festës
Po, po! Në disa vende festohet dita e flokëkuqëve. Në Gjermani kjo festë është në Shtator, në Hollandë është në Gusht, dhe në Itali është në Maj.
Disa njerëz kanë frikë prej tyre “Gingerphobia” njihet si frika ndaj flokëkuqëve.
Ndoshta kjo niset nga fakti se disa besojnë që tek flokëkuqet ka ngecur një shpirt, gjithsesi e vërteta është që ka njerëz në botë nuk duan të kenë asnjë kontakt me flokëkuqët.
Janë të rrallë: Njerëzit me flokë të kuqe janë shumë të rrallë dhe vetëm 1% e popullsisë së botës janë të tillë, që do të thotë se e gjithë bota ka 70 deri në 140 milion njerëz me flokë të kuqe.



















