KreuBusull

VIDEO/ Gruaja martohet me dashurinë e jetës, e një ditë më vonë ai vdes nga tumori…

 

Të paktën u largua i lumtur nga kjo botë…

Maia nuk mund ta linte dashurinë e jetës së saj të ikte nga kjo jetë, pa i thënë atij Po, në altarin që 22 vjeçari Navar do të vinte në karrige me rrota, për shkak të tumorit që ishte në gradën e fundit.

Navar Herbert vetëm pak muaj më parë ishte një djalosh i shëndetshëm, me profesion futbollist deri në momentin kur mësoi se vuante nga tumori në tru.

Ndërkohë që tumori po agravohej nga dita në ditë, e fejuara e tij Maia Falëasser kishte shumë dëshirë që të martohej me dashurinë e jetës së saj, përpara se ai të largohej nga kjo botë.

Këtë të hënë (24 qershor) familjarët organizuan një ceremoni private në oborrin e shtëpisë, ku Maia e veshur me të bardha u drejtua për tek Navar, i cili i ulur në karrige me rrota ishte në momentet e fundit të jetës.

Ndonëse në kushte tejet të vështira shëndetësore, 22 vjeçari arriti të dëshifronte fjalët ‘të dua’. Dëshmitari më i ëmbël i ceremonisë ishte Kyrie, djali 1 vjeçar i çiftit.

Vetëm një ditë më vonë, (të martën) Navar vdiq, duke marrë me vete kujtimin e bukur të martesës me dashurinë e jetës së tij.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF