KreuBordo Men

Dhjetë kostumet që një mashkull duhet të ketë në garderobën e tij

Egzistojnë 10 lloje kostumesh që një mashkull duhet të ketë në garderobën e tij dhe kjo jo vetëm për hir të nevojës për t’i ndërruar ata.

Zakonisht është një lloj i veçantë kostumi për çdo rast në jetë, ku është i kërkuar një stil i caktuar  veshjeje, për të dhënë një përshtypje të parë sa më të mirë. Dhe ju e dini se sa e rëndësishme është përshtypja e parë, që nga takimet e punës e deri te takimet e dashurisë.

Në ditët e sotme ne bëjmë një jetë shumë aktiv, e si të tillë duhet të jemi gjithmonë me një kod veshjeje sa më korrekt.  Që nga koktelet në baret elegant në tarraca e deri në drekat e rëndësishme të biznesit dhe gjithçka mes këtyre të dyjave, sigurohuni që të dukeni shkëlqyeshëm.

Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh kur shkoni për të blerë një kostum, është masa. Duhet të jetë në një përshtatje të përsosur me trupin tuaj, prandaj duhet ta provoni patjetër dhe mos ti besoni vetëm etiketës.

Ndërkohë për sa i përket ngjyrave të kostumeve, nëse nuk jeni të vendosur për të provuar një kostum me ngjyra, atëherë për të shmangur gabimin zgjidhni gjithmonë ngjyra të errta

.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF