Është punë e vështirë, por dikush duhet ta bëjë këtë: kemi skanuar universin mashkullor për të bërë renditjen e 10 burrave më seksi për vitin 2017, e në fund zgjedhim fituesin. Çdo vit është e njëjta histori, por ama jo të gjithë mbajnë vendin e parë. Renditja komentohet me disa detaje mbi stilin dhe karrierën e tyre.
“Është gjithnjë i mirë, por nuk është një risi”. Vendi i 10-të rezervohet për Pedro Pascal, aktorin e Narcos dhe fitues i disa klasifikimeve gjatë vitit 2016 në listën e burrave seksi.
Në vendin e parafundit, pra atë të tetë renditet kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, i cili në skenën politike padyshim është figura më seksi me kravatë.
Ryan Gosling ka qenë gjithnjë sharmant, ndaj edhe nuk i mungon listave të burrave tërheqës, sepse mbetet një ndër figurat më të këndshme.
Brad Pitt edhe pas ndarjes nga Angelina Jolie vijon të jetë një mashkull që e duan të gjithë, e sidomos tani që është 100 për qind beqar.
Bradley Cooper është si puna e verës, sa më shumë plaket aq më i mirë bëhet, madje tani sa vjen edhe bëhet joshës me mjekrën dhe stilin paksa bohem.
David Beckham, jo vetëm për fizikun dhe pamjen, por edhe rolin e tij si një baba i vërtetë ka qenë gjithnjë pjesë e këtyre klasifikimeve. Vijon ende të jetë burrë seksi.
Keanu Reeves, u rikthye gjatë vitit 2017 në kinema pas një pushimi të gjatë, por sapo u shfaq, vërtetoi se asgjë nuk kishte humbur nga shkëlqimi i tij.
Nikolaj Coster-Waldau, ose Jaime Lannister i Fronit të Shpatave, përveç talentit si aktor, i cili është i diskutueshëm, ka një pamje tejet mashkullore.
Ryan Reynolds është kaq i këndshëm kur shfaqet vetëm, por ama shkëlqen edhe më shumë në krah të Blake Lively
E në vendin e parë si burri më seksi renditet Tom Hardy. Përkundër faktit se vitin e kaluar kishte thënë se ngjante si ata që zhvendosin kutitë e peshkut në treg, Tom Hardy e meriton vendin e parë: seksi, sharmant dhe mbi gjithçka i talentuar.









Aksidentohet Florjan Binaj…?!

Kujt i tregon muskujt Nik Xhelilaj?



E dini sa tatuazhe ka Johnny Depp?!






