I ftuar në Pop Culture, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi foli mbi lajmet e reja për kryeqytetin, foli edhe për jetën e tij private, për mënyrat e argëtimit gjatë ditëve e netëve festive, si dhe është “thumbuar” për disa sekrete të vogla të tij nga moderatorët e emisionit.
Në një pyetje me spec, Veliajt i kërkua të thoshte cila është femra më seksi apo më tërheqëse në showbiz-in shqiptar. Kryetari i Tiranës nuk ka preferuar termin “seksi”, dhe ka thënë:
“Më seksi nuk e di, por më tërheqëse është Valbona Selimllari”, – tha Veliaj. “Meqenëse e kam edhe shoqe”.
Nuk habitemi aspak në fakt që është Valbona zgjedhja e Erionit, sepse që nga viti 1992 kur Valbona u shpall Miss, bukuria e saj nuk është prekur aspak, duke u njohur gjithnjë si “Miss i Shqipërisë” në sytë e publikut shqiptar.
Me mendimin e këtij të fundit qenka edhe i pari i Tiranës, me sa duket! Jemi plotësisht dakord me të!



Aksidentohet Florjan Binaj…?!

Kujt i tregon muskujt Nik Xhelilaj?



E dini sa tatuazhe ka Johnny Depp?!












