Nuk besojmë se ka ngelur më VIP, i huaj apo shqiptar, pa bërë një ndërhyrje sado pak të vogël në pamje, apo jo? Qoftë kjo buzë, mollëza, vithe, por asgjë s’ia kalon operacionit më të përhapur estetik, rinoplastikës, apo thënë ndryshe “operacioni i hundës”!
Por rrymës së ndërhyrjeve i është bashkuar njeriu i fundit në botë që mendonim se do të prekte hundën e tij. Të gjithë e njohin futbollistin Zlatan Ibrahimoviç, dhe kur mendojmë Zlatanin, pa dashur, na shkon mendja edhe te hunda e tij, mjaft e bollshme në përmasa.
Me sa duket, superylli i futbollit është mërzitur nga këto komente, dhe ka vendosur t’i nënshtrohet bisturisë. Sipas gazetës “Fanatik”, Ibra është gati të udhëtojë drejt Turqisë, për t’i dhënë lamtumirën hundës së famshme.
Miku i tij futbollist Erkan Zengin ka qenë ai që i ka dhënë mbështetjen për një ndërhyrje të tillë, dhe i ka siguruar takimin me kirurgun.
Nuk e imagjinojmë dot Ibran me një tjetër hundë, por na bëhet qejfi për të!





Aksidentohet Florjan Binaj…?!

Kujt i tregon muskujt Nik Xhelilaj?



E dini sa tatuazhe ka Johnny Depp?!










