Është bërë publike lista e 10 hoteleve më të mira në botë për 2025, një përzgjedhje që sjell luks, dizajn unik dhe mikpritje të jashtëzakonshme në çdo cep të globit. Këto hotele nuk janë thjesht vendet ku qëndron, por përvoja të paharrueshme që mbeten në kujtesë nga pamjet mahnitëse e ambientet elegante, deri te shërbimi që të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde të ëndrrave.
Në vend të parë u rendit Rosewood Hong Kong, i njohur për mikpritjen minimalist-aziatike dhe hapësirat e mëdha që ofron, me mbi 400 dhoma që fillojnë nga 53 m². Pas dy vitesh në podium, Rosewood Hong Kong merr këtë vit titullin e Hotelit më të Mirë në Botë.


Në vend të dytë dhe të tretë renditen dy hotele luksoze të Bangkokut: Four Seasons Bangkok at Chao Phraya River dhe Capella Bangkok, të njohura për dizajnin modern dhe shërbimet ekskluzive që ofrojnë vizitorëve në zemër të Tajlandës.



Passalacqua në Liqenin Como është shpallur hoteli më i mirë në Evropë dhe fitues i Best Boutique Hotel Award, ndërsa Four Seasons Firenze në Itali ofron një përvojë unike italiane brenda një pallati të shekullit të 15-të Medici.





Amerikën e Veriut përfaqëson Chablé Yucatán në Meksikë, i njohur për fokusin në mirëqenie dhe programet Mayan për relaksim të plotë.


Në Azi, përveç hoteleve në Hong Kong dhe Bangkok, Raffles Singapore shquhet për shërbimin e klasit botëror dhe historinë ikonike që e shoqëron që nga viti 1899.


Hotelet e Lindjes së Mesme përfaqësohen nga Atlantis The Royal në Dubai, i njohur për madhësinë e jashtëzakonshme dhe luksin ekstravagant, me 795 dhoma, 16 restorante dhe 90 pishina.



Top 10 e hoteleve më të mira për 2025 janë:
1.Rosewood Hong Kong – Hong Kong
2.Four Seasons Bangkok at Chao Phraya River – Bangkok
3.Capella Bangkok – Bangkok
4.Passalacqua – Liqeni Como
5.Raffles Singapore – Singapore
6. Atlantis The Royal – Dubai
7.Mandarin Oriental Bangkok – Bangkok
8.Chablé Yucatán – Chocholá, Meksikë
9.Four Seasons Firenze – Florence
10. Upper House Hong Kong – Hong Kong
Kjo listë tregon se luks moderne, dizajni unik dhe mikpritja e personalizuar janë standardi i udhëtimit global në 2025.
