
Astrologia Meri Shehu ka ndarë parashikimin astrologjik për muajin korrik, duke theksuar se ky do të jetë një muaj me zhvillime të forta për shkak të ndikimit të katër planetëve – Neptunit, Uranit, Jupiterit dhe Plutonit.
E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh se ky konfigurim astrologjik pritet të sjellë transformime të rëndësishme në jetën e shumë njerëzve, megjithëse paralajmëroi se korriku do të ketë edhe sfidat e tij.
Sipas saj, muaji nis me Diellin në shenjën e Gaforres, duke nxitur njerëzit të dëgjojnë më shumë intuitën e tyre. Ndërkohë, hyrja e Marsit në Binjakë dhe takimi i tij me Uranin mund të krijojë tensione, sidomos për Binjakët, Shigjetarët, Peshqit dhe Virgjëreshat, kryesisht në marrëdhëniet personale dhe bashkëpunimet.
Meri Shehu renditi edhe shenjat sipas fatit gjatë korrikut, nga më pak të favorizuarat te më me fatat:
12. Virgjëresha – Përballet me sfida në marrëdhënie, ekonomi dhe karrierë, sidomos në gjysmën e parë të muajit.
11. Demi – Nis muajin me pengesa, por pas mesit të korrikut priten lajme pozitive dhe mundësi të reja.
10. Peshqit – Tensione në familje dhe çështje financiare, me përmirësim gradual pas Hënës së re.
9. Bricjapi – Duhet të shmangë investimet e rrezikshme dhe të tregojë kujdes në financa.
8. Gaforrja – Përqendrohet te ekonomia, ndërsa fundi i muajit mund të sjellë sfida financiare.
7. Binjakët – Kanë mundësi të mëdha, por duhet të veprojnë me maturi për të shmangur konfliktet dhe problemet në fund të muajit.
6. Peshorja – Përballet me mundësi të rëndësishme për ndryshim, por fundi i korrikut mund të sjellë sprova në dashuri dhe financa.
5. Dashi – Favorizohet në nisma të reja dhe zhvillime personale, megjithëse fundi i muajit kërkon vendime të rëndësishme.
4. Shigjetari – Perspektiva të mira në udhëtime, studime dhe bashkëpunime, pavarësisht një fillimi të trazuar.
3. Ujori – Muaj transformues, sidomos në jetën personale dhe profesionale.
2. Akrepi – Korriku favorizon karrierën, edhe pse fundi i muajit mund të sjellë tensione familjare.
1. Luani – Sipas Meri Shehut, është shenja më me fat e korrikut. Edhe pse fillimi mund të ketë luhatje financiare, pjesa tjetër e muajit premton zhvillime të rëndësishme dhe mundësi të reja për sukses. Ajo këshillon Luanët të shfrytëzojnë energjinë e Hënës së re më 14 korrik, pasi mund të ndikojë pozitivisht gjatë gjithë vitit.
Horoskopi 29 Qershor 2026
Horoskopi 28 qershor 2026
Horoskopi 26 Qershor 2026
Horoskopi 25 Qershor 2026
Horoskopi 24 Qershor 2026
Horoskopi e Martë 23 Qershor 2026
Horoskopi e hënë 22 qershor 2026
Horoskopi e Shtunë 20 Qershor 2026
Horoskopi e Premte 19 Qershor 2026
Horoskopi e Mërkurë 17 Qershor 2026
Horoskopi e Martë 16 Qershor 2026
Horoskopi e hënë 15 qershor 2026
Horoskopi e Shtunë 13 Qershor 2026
Horoskopi e premte 12 qershor 2026
Horoskopi e Enjte 11 Qershor 2026
