KreuFashion

Fakte interesante për syzet RayBan, një nga bizneset më fitimprurës së botë!

 

 

Të gjithë fashionistat e sotëm e njohin markën e syzeve Ray Ban, por pak e dinë historinë e saj. Biznesi i cili konsiderohet si një nga më fitimprurësit në botë, ka arritur të shesë miliona modele duke përdorur si imazh personazhe të njohur, duke i kthyer syzet nga një aksesor për mbrojtjen e syve, në një aksesor mode. RayBan investon gjysmëmilioni dollarë në vit që modelet e reja të shfaqen në filma dhe seriale televizive.

 

Nga Bausch & Lomb te Ray-Ban

Historia filloi në vitin 1853 kur dy mjekët, amerikanë John J. Bausch dhe Henry Lomb krijuan kompaninë e tyre të vogël të oftalmologjisë mjekësore. Ata krijuan lentet e para pasi pacientët kishin dhimbje koke të shkaktuara nga drita e fortë e diellit. Për tre vjet, dy mjekët eksperimentuan duke krijuar një lente të gjelbër, e cila ishte e aftë të filtronte rrezet ultravjollcë dhe infra të kuqe.

 

Aviacioni

Pas zbulimit revolucionar të lentes së gjelbër, Ray Ban nisi të ofronte shërbim për forcat Ajrore Amerikane. Në vitin 1927, pasi u kthye nga një udhëtim përtej Atlantikut, togeri John A. Macready kërkoi të projektoheshin një palë syze që pengonin rrezet e diellit. 10 vjet më vonë, Ray-Ban lançoi modelit Aviator. Kuptimi i emrit të syzeve vjen nga "ray banished", që do të thotë "që dëbon rrezet e diellit".

 

 

Syzet Wayfarer

Modeli Aviator u përmirësua duke lejuar prodhimin e syzeve për popullatën. Në vitin 1952, Ray-Ban lançoi Wayfarer, duke revolucionarizuar dizajnin e syzeve të diellit. Ato u bënë shumë popullore, që kur aktorja Audrey Hepburn i vendosi ato gjatë një skene në filmin ikonik të asaj kohe “Breakfast at Tiffany's” dhe thuajse një dekadë më vonë, ato u kthyen në një simbol nga artistë si Bob Dylan dhe Ray Charles.

 

 

Vitet ’90

Pasi teknologjia e syzeve i ktheu ato në një aksesor mode, Ray Ban kaloi një periudhë krize gjatë viteve 1990, derisa u rikonceptuan duke rivendosur dinjitetin në vend. Modeli aviator u dizenjua me një skelet ngjyrë ari dhe lente me ngjyra, por ato u bënë shumë më të famshme nga aktori Tom Cruise, i cili i mbante ato në filmin “Top Gun” dhe më pas nga këngëtari Michael Jasckson.

 

 

Clubmaster

Duke u frymëzuar tek e shkuara, por edhe duke parë të ardhmen, Ray Ban krijoi në vitet ’80, modelin, një version mes syzeve optike dhe atyre të diellit. Ky model më intelektual u kthye në ikonik pasi u përdor nga personalitete amerikane nga Barack Obama te George Bush, JFK dhe Franklin D. Roosevelt. Clubmaster konsiderohet si modeli i cili ridimensionoi kulturën e fashion-in e syzeve të diellit.