KreuFashion

120 mijë euro një kukull? "Labubu" fenomeni i ri 'çmend' koleksionistët në të gjithë botën!

 

Një kukull gjigante nga marka “Labubu” u shit në një ankand në Pekin për rreth 120 mijë euro, duke thyer rekordin për këtë lodër koleksionuese. Këto kukulla janë krijuar nga artisti Kasing Lung dhe kanë fituar famë ndërkombëtare, duke u mbështetur edhe nga yje të njohur si Rihanna dhe Dua Lipa. Interesi i madh për to ka krijuar radhë të gjata para dyqaneve në disa vende, ndërsa “çmenduria Labubu” po përhapet me shpejtësi edhe në tregun evropian.

 

Labubu është një markë kukullash të mbledhshme të krijuara nga dizajneri hongkongas Kasing Lung dhe prodhuar nga kompania kineze Pop Mart. Kukullat janë frymëzuar nga mitologjia nordike dhe janë bërë shumë të njohura pas promovimit nga yje të njohur si Lisa nga Blackpink dhe Rihanna. Këto kukulla shpesh shiten në "blind boxes", duke krijuar një ndjenjë ekskluziviteti dhe duke nxitur koleksionimin. Në disa raste, çmimet e tyre kanë arritur shifra të larta në ankande, duke theksuar vlerën e tyre të koleksionueshme.