Një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e publikut në skenën e Top Arenës mbrëmjen e së dielës. Dy ish-banorët e Big Brother VIP 5, Mateo Borri dhe Brikena Selmani, u panë duke vallëzuar së bashku në ritmet e muzikës, duke rikthyer në kujtesë atmosferën dhe momentet që ndanë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me këngën që u kthye në himin e dashurisë së tyre
Një vallëzim i afërt që u prit me duartrokitje dhe ovacione nga publiku dhe paneli i emisionit, ndërsa kimia mes tyre nuk kaloi pa u vënë re. Kërcimi i çiftit solli nostalgji për fansat e çiftit, të cilët i mbështetën gjatë aventurës së tyre në Big Brother VIP.
Ky moment ka nxitur menjëherë spekulime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë ngritur pyetjen nëse mes Mateos dhe Brikenës mund të ketë nisur ribashkimi apo nëse bëhej fjalë vetëm për një performancë simbolike në skenë.
Deri më tani, as Mateo Borri dhe as Brikena Selmani nuk kanë reaguar për të komentuar zërat për një ribashkim të mundshëm, duke lënë gjithçka në kuadrin e aludimeve.
