
Dukagjin Lipa ka emocionuar ndjekësit me publikimin e disa fotografive të veçanta nga dasma e vajzës së tij, Dua Lipa, me aktorin britanik Callum Turner, e cila u zhvillua pak ditë më parë në Palermo, Itali.
Mes imazheve më prekëse spikat momenti kur Dukagjini shoqëron Duan drejt altarit, një çast plot emocion që ka prekur fansat. Në një tjetër fotografi, ai shihet me lot në sy gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoni, duke mos i fshehur emocionet në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së së bijës.
Albumi fotografik përfshin gjithashtu një portret familjar, si edhe një foto ku Dukagjin Lipa pozon i buzëqeshur krah dhëndrit, Callum Turner, duke reflektuar afrimitetin dhe marrëdhënien e mirë mes tyre.
