Jeta sentimentale e Cllevio Serbianos ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi reperi ka publikuar për herë të parë disa fotografi romantike krah vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Përmes postimeve në Instagram, Kleviol Ahmeti ka ndarë momente të afërta me partneren e tij, duke treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të lumtur në jetën private.
Në njërën prej fotografive, të realizuar përpara pasqyrës, ai ka shkruar: “E fus gjum tregoj nga e shkuara”, ndërsa një tjetër imazh e shfaq çiftin të përqafuar duke ecur së bashku.


Këtë moment reperi e ka shoqëruar me fjalët: “E çoj nga e ardhmja plot inspirime, aventura”, duke lënë të kuptohet se e sheh këtë marrëdhënie si pjesë të së ardhmes së tij.
Edhe pse ka vendosur ta bëjë publike romancën, Cllevio është kujdesur që të mos zbulojë identitetin e partneres. Ai nuk ka bërë të ditur emrin apo profilin e saj në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave.
Lidhja e tyre nuk duket të ketë nisur së fundmi. Muaj më parë, gjatë një interviste për emisionin “Andale”, Cllevio kishte treguar se ishte në një marrëdhënie dashurie prej afro dy vitesh.
Sipas tij, pavarësisht periudhës së vështirë që kishte kaluar, dyshja kishte vazhduar ta priste dhe ta mbështeste njëri-tjetrin.
Ndërkohë, pas lirimit, reperi i është rikthyer fuqishëm muzikës, koncerteve dhe performancave në klube, duke hapur një kapitull të ri si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale.
