Tirana mund të mirëpresë një tjetër yll të muzikës botërore. Vetëm pak ditë pas koncertit të Kanye West, kanë nisur të qarkullojnë raportime se Jennifer Lopez mund të vizitojë kryeqytetin shqiptar gjatë muajit shtator.
Gazetari Lavdrim Lita deklaroi në Euronews Albania se artistja amerikano-latine ka pasur kontakte me qeverinë shqiptare, por ende nuk është bërë e ditur arsyeja e mundshme e ardhjes së saj.
Për momentin mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për organizimin e një koncerti, pjesëmarrjen në një event privat apo ndonjë projekt tjetër.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet shqiptare apo nga ekipi i Jennifer Lopez, ndaj informacioni mbetet ende në nivel raportimesh.
Zërat për ardhjen e saj vijnë menjëherë pas vizitës së Kanye West në Tiranë, koncerti i të cilit tërhoqi vëmendje të madhe.
