Edhe pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja e Eurovisionit, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Ronela Hajati. Ronela ka shkaktuar mjaft bujë deri tani, si me performancën, ashtu edhe me veshjen e qëndrimin e saj.
Përpara pak ditësh, u publikua një foto ku ajo shihej duke qarë dhe këngëtarja shpjegoi tani se ka momente kur ndihet vetëm..
“Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim”, tha Ronela.
Ndërkohë, ajo ka kujtuar hde babain e saj të ndjerë. Këngëtarja u shpreh për të se : “Unë shkoj në varreza, i lutem atij njësoj si zotit, mundohet shumë. Gjithmonë njerëzit që mundohen shumë, një ditë i del për mirë”!



