KreuCelebrity

Einxhel: “Dua një fëmijë me Dj Dgaz, jam gati”!

 

Jo me hap por me vrap po shkon lidhja e Einxhel Shkirës me Dj Dagz. Moderatorja rrëfeu se është gati jo vetëm për martesën, por edhe për t`u bërë nënë. Reperi kosovar duket është partneri ideal, përderisa Einxhel nuk ka dyshime për të hedhur jo një, por dy hapa të mëdhenj si këto në jetë.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës.

Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tone”, tha ajo në Top Channel.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz lidhën romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Mes dyshes, gjithcka po shkon shumë mirë, dhe kjo tashmë shihet qartë.