Amber Heard ka dëshmuar këtë të mërkurë në gjyq, ku dhe ka rrëfyer herën e parë që sipas saj u godit nga Johnny Depp.
Ishte avokatja e saj, Elaine Bredehoft, e cila i kërkoi Heardit të kujtonte herën e parë që Depp e goditi fizikisht.
Heard tregoi se ajo dhe Depp po bënin një bisedë normale në divan, në fillim të marrëdhënies së tyre, kur e pyeti për tatuazhin në krahun e tij që ishte i vështirë për t’u lexuar. Kur ai e shpjegoi, ajo qeshi, Depp e goditi.
“Ishte kaq situatë e zakonshme. Thjesht qesha sepse mendova se po bënte shaka. Dhe ai më goditi në fytyrë. Unë qesha, sepse nuk dija çfarë të bëja tjetër. Mendova, ‘Kjo duhet të jetë një shaka’. … Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë thjesht e pashë, duke qeshur ende, duke menduar se edhe ai do të fillonte të qeshte për të më thënë se ishte një shaka. Por nuk e bëri. Ishte e qartë se nuk ishte më shaka”, tha Heard.




