KreuFashion

Octo by Prive, parajsa në Tokë!

Nga Ilda Lumani

 Fotografia: Erjon Beshiri

Stina e verës është gjithmonë e dashur për mua. Është si një udhëtim i ri, që më zbulon gjithmonë e më shumë destinacione të reja! Jam një njeri që nuk ngopem së njohuri Shqipërinë, ndaj me ëndje dhe veshët ngritur dëgjoj dhe informohem për çdo lokacion që nuk e njoh.

“Octo by Prive”, ishte restoranti që zbulova këtë fillim korriku, dhe që ndryshoj mendimin tim tërësisht për Kepin e Rodonit. Kisha gati dy vite që nuk kisha shkuar në këtë zonë të mrekullueshme të vendit, dhe në fare kaq pak kohë ajo që gjeta ishte befasuese! Ose me saktë befasia ishte tek investimi i mrekullueshëm që ishte bërë në një nga kodrat e buta të kësaj zone, pikërisht rezidenca Prive!

Me bindje ky kompleks i vogël vilash bën diferencën në Shqipëri, për mënyrën si është ndërtuar, distancën, arkitekturën moderne, interierin minimalist, por tejet funksional dhe luksoz, por, mbi të gjitha ajo që nuk e takon kund është pamja e rrallë. Teksa ngre sytë mbi pishinën e personalizuar të çdo vile, një vijë e blertë pemësh është kufiri më i bukur e natyral, që e ndan atë me detin.

Dehesh me këtë pamje.

E madje edhe sikur të rrish nga mëngjesi në mbrëmje duke e parë nuk do të ngopeshe. Çdo orë natyra rezervon një pamje të rrallë, deti ndryshon sipas një plani misterioz, ndërsa perëndimet, ah… ato janë më të bukurat që mund të keni parë ndonjëherë në Shqipëri!

Udhëtimi për në këtë destinacion kaq të veçantë mund të jetë ditor, gjatë fundjavës, apo edhe më shumë…. Është vetëm 50 minuta larg Tiranës dhe peisazhi do t’ua kthejë në një shëtitje rrugën!

Ajo që nuk do të lini pa provuar, dhe për të cilin do të keni edhe një motiv më shumë për të shkuar në PRIVE është padyshim restoranti “Octo By Prive”, që gjendet në këtë kompleks.

Kuzhinë mesdhetare me bazë peshku, të cilat janë prodhime të detit Adriatik, të freskëta, gatuar mjeshtërisht me teknika moderne, shoqëruar me etiket verërash nga më të larmishmet do t’ua bëjnë të paharrueshme drekën apo darkën që do të shijoni aty.

Në fakt, të paharrueshëm e bën vaktin tuaj pikërisht pamja e rrallë, që do t’ju bëjë për vete si një magnet!

Teksa shijoni pjatat e mrekullueshme, pamjen, komoditetin dhe largësinë nga çdo mendim e preokupim, ndjeni një ripërtëritje që do t’ju bëjë edhe më të motivuar në ditët në vijim. Të paktën unë kështu e jetova. Dhe ky motivim do të më zgjasë deri në rikthimin sërish në Prive për të jetuar sërish relaksin, verën ndryshe dhe ushqimin e veçantë, që gjendet vetëm në “Octo by Prive”!