KreuFashion

Dy raste të ngjashme me variantin Delta në Shqipëri, pritet përgjigjja nga Anglia

Dyshohet se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri, dy persona me simptoma të ngjashme janë identifikuar në qarkun e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për një studente të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur simptoma te ngjashme me tipin indian te virusit corona, ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili edhe ai kishte ardhur nga jashtë.

Të dy rastet po trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigjja e analizave nga Anglia.