Humbni në labirintin e ngjyrave më të mrekullueshme të sezonit. Imagjinoni një kopsht magjik, si një labirint joshës, plot ngjyra të pasura, të shijshme dhe të freskëta, të cilat marrin jetë këtë verë me koleksionin MAC Botanic Panic.
Imagjinoni si do të dukej natyra, por në një dimension krejt tjetër dhe do ta dini se si duket koleksioni i ri MAC Botanic Panic.
Ylli i këtij koleksioni është paleta Botanik Panic me dymbëdhjetë hije sysh. “Me këtë paletë, ju mund t’i jepni liri imagjinatës tuaj, sepse ajo ka të gjitha nuancat e natyrës në lulëzim të plotë”, tha Gregory Arlt, drejtori i Artit të Makeup nga Los Angeles.
Romero Jennings, drejtori i Artit të Makeup-it në NY, gjithashtu na tregoi disa truke: “Hijet elektrike në qepallat janë në trend, dhe të preferuarat e mia në këtë koleksion janë “Jam Session”, “Botanic Panic” dhe “Royal Woo”.
I vendos në kapak me një furçë 217s dhe përziej për jashtë, dhe mbi të vendos hije metalike që e bëjnë pamjen super fotogjene.
Koleksioni gjithashtu përmban dy nuanca hije faqesh ideale verore Extra Dimension Skinfinish, si dhe pesë nuanca buzëkuqi të lëngshëm me të cilat buzët do të çelin.
Koleksioni është i disponueshëm prej datës 8 Korrik në dyqanin MAC në Tiranë, në Zonën e Ish-Bllokut, Rruga ‘Sami Frashëri”
















