KreuCelebrity

Genci shtrohet ne spital me Covid, Eni i rri “te koka”!

Eni Koci rrëfen se e ka kaluar Covid 19 rreth tre muaj më parë pa shqetësime serioze, por i fejuari i saj, Genc Prelvukaj është prekur tani dhe goxha më rëndë nga sëmundja. Në fakt, gjendja e tij duket se është përkeqësuar aq sa këngëtari ka përfunduar në spital. Vetë Eni postoi video të tij me serumin në krah, duke shkruar: “Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”!

Genci I njoftoi përpara pak kohësh ndjekësit se ishte prekur nga koronavirusi. “Pas gati një vit kujdesi, masash mbrojtëse dhe shmangieje sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më pare,” thoshte ai në mesazh.