KreuCelebrity

“Love Story”, Arjana, Suela dhe Enxhëll: Ja cilat vajza na kanë më shumë inat!

“Love Story”, Arjana, Suela dhe Enxhëll: Ja cilat vajza na

Në natën e katërt e spektaklit “Love Story” është dalluar edhe më shumë koknkurenca mes vajzave, që janë ndarë në grupe dhe kanë sulmuar njëra-tjetrën. Treshja më e shënjestruar nga të tjerat janë Arjana, Suela dhe Enxhëll, dhe ato e kanë kuptuar mjaft mirë. Në “Daily Love Story”, ato iu përgjigjën me mjaft sinqeritet pyetjes se cilat “vajzat konkurrente mendoni se ju ka më shumë inat”.

Suela: Binjaket. Ato u bënë helm, u bënë tym. Dukej edhe nga takimi kur po jepej klipi ynë, dukeshin fytyrat e tyre. Ka patur reagime edhe nga vajzat e tjera por ato të dyja ishin shumë të dukshme.

Enxhëll: Nuk do doja ta mendoja se cilat më kanë inat por realisht kam parë shumë mllef dhe më vjen keq që vajza aq të reja të vogla të kenë aq negativitet brenda tyre, më vjen shumë gjynah.

Arjana: Duke parë edhe intervistat e vajzave, ngelën duke na thënë që shtireni për shoë, apo jeni fake. Nuk jemi fare fake. Ne jemi ashtu siç jemi në jetën reale, kur pimë kafe, kur hamë bashkë apo edhe kur jemi te Klani. Jemi njësoj.

Mendoni se vajzat e tjera ju kanë zili për shoqërinë që keni?

Suela: Pafund, duken nga fytyra që xhelozojnë dhe kanë filluar pak edhe ato që flasin si Kejda që thonë do përçahet shoqëria. Shoqëria u krijua tani s’do e prishim. Madje po bëhet më e fortë akoma.

Enxhëll: Unë i ndjek të gjitha intervistat dhe i shoh me detaje, kështu që prit dashurinë e motrave, do ta shohim. Nuk jemi njësoj si binjaket, ne na buron energjia pozitive, jemi realiste, nuk janë pozitive ato.

Kush mendon se do të eliminohet e para nga ju të treja?

Suela: Asnjëra, deri tani jo.  Kur të vijë radha do ta shohim.  S’kam asnjë mendim asgjë.

Enxhëll: Nuk e di, besoj se ne të treja do jemi akoma deri në finale. Saimiri le të zgjedhë atë që i do shpirti dhe atë që mendon se është më e mira për të.