Fjodora Fjora është përgjigjur e rezervuar për jetën private, por tek “Historia ime”, bëri si rrallëherë disa rrëfime lidhur me të birin. E përgëzuar shumë për faktin që vendosi të adoptonte një fëmijë, tani që ai është rritur, gazetarja është gjendur edhe përballë pyetjeve të sikletshme nga Alteo. Ajo tregoi sesi djali një ditë kishte kërkuar të dinte përse uk i bën motër ose vëlla duke menduar se ajo nuk bën fëmijë.
““Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti. I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua? I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua”, ishte përgjigja e saj.

