KreuCelebrity

Përse Kate Middleton nuk do të bëhet kurrë princeshë!

Edhe pse e martuar me një princ, siç është princi William dhe nëna e tre fëmijëve të tij, dukesha e Kembrixhit, nuk do të ketë titullin “princeshë”, megjithëse një ditë mund të quhet gruaja e mbretit. Për të gjithë ardhuruesit e monarkive, veçanërisht asaj britanike, dukesha e Kembrixhit është pjesëtare e familjes mbretërore, dhe si e tillë ajo duhet të quhet automatikisht “Princesha Catherine Middleton”. Po nuk është kështu.

Megjithëse Kate është bashkëshortja e Williamit që prej 29 prillit 2011, nuk do të quhet “princesha Kate”. Kur u bë publike çertifikata e lindjes së princit George, në kutinë e cila tregonte se ç’pozicion mbante nëna e fëmijes, ishte shkruar Princesha e Anglisë, por siç u sqarua më vonë nga vetë Pallati Mbretëror, Kate nuk e ka atë titull.  Madje as kur princi Charles do të ngjitet në fron, dhe princi William do të marrë titullin “Princi i Wellsit”, Kate s’mund ta marrë atë titull, pasi ky titull është ende vakant, pasi i përkiste princeshës së ndjerë Diana.

Sipas protokollit dhe rregullave të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, titulli i princit apo i princeshës, fitohet që në lindje, siç është rasti i tre fëmijëve të Ëilliamit apo i princeshave të Yorkut  Beatrice dhe Eugene. Vetëm nëse mbreteresha Elizabetë mundet t’i japë Kate Middletonit, titullin e princeshës, siç ndodhi në rastin e dukeshës së Gloucesterit, e cila u bë princesha Alice, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, nipit të mbretit Geoge V, i cili ishte princ që nga lindja. Në fakt sovrania e ka përdorur këtë fuqi vetëm me gratë e veja të familjes.

E rëndësishme është që Kate Middleton, kur William të ngjitet në fronin e monarkisë britake, do të quhet gruaja e mbretit, ashtu si dhe nëna e vetë mbretëreshës Elizabetë, e cila nuk mbajti kurrë titullin e princeshës, ajo nga dukesha e York, kaloi në mbretëreshe, (gruaja e mbretit) pasi abdikimit të  princ Eduardit VIII, i cili i la fronin të vëllait, babait të mbretëreshës aktuale të Britanisë së Madhe.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF