KreuCelebrity

“ Nga mediat, vuajti martesa ime e mëparshme”: Bleona Qereti reagon ashpër për jetën private!

Bleona Qereti ka reaguar ashpër lidhur me ndërhyrjet në jetën private, pasojat e të cilave i përmendi si rrallëherë publikisht, duke nënkuptuar qartë edhe pasojat në martesën e saj me Gani Bardhën.

 

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,”– tha Bleona në një intervistë për “PolitikOn”, në RTV Ora.

Këngëtarja theksoi se “jeton një jetë private të shëndetshme” dhe emri i saj nuk mund të bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur, sipas saj, në Shqipëri modele Instagrami dhe artiste me famë botërore financohen nga para të dyshimta.