KreuCelebrity

“ Për një muaj hoqa 16 kg”, Klea Huta rrëfen sekretin!

Përpara 5 muajsh u bë nënë për herë të parë, dhe ndonëse shtoi në peshë, Klea Huta arriti shumë shpejt t`i rikthehet formave të mëparshme. Ajo nuk e pati problem ta tregonte “sekretin” e këtij dobësimi të madh.

Të gjithë hapat që ka ndjekur, i shpjegoi në një bashkëbisedim që ka zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram. “Si ia ke dalë që je në super formë pas lindjes”, e pyet një fanse dhe Klea i përgjigjet: “Mendoj se është edhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m`u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Muajin e parë hoqa 16 kilogramë, nga 19 që mora gjithsej.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF