KreuCelebrity

Kur mbërrin në Shqipëri vaksina anti-Covid?

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi se Shqipëria është pjesë e një aleance prej më shumë se 180 shtetesh që kanë financuar të kenë akes te vaksina sapo ajo të jetë e disponueshme në treg. Por janë një sërë faktorësh që do të përcaktojnë momentin kur vendi ynë do të marrë dozat e para të vaksinës së emëruar BNT162b2, thotë lapsi.al.

Së pari, Shqipëria është pjesë e një mekanizmit global të quajtur Covax, i cili është krijuar për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet.  Këtë të mërkurë Komisioni Europian ka porositur 300 milionë doza për 27 vendet e bllokut, ndërsa SHBA pritet të marrë 100 milionë dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të porosisë 40 milionë. Nëse aprovohet kërkesa e tyre atëherë sasia që do të mbetet për vendet e tjera do të jetë tepër e vogël.

Duke marrë parasysh që Pfizer dhe BioNTech kanë deklaruar që do të prodhojnë 50 milionë doza deri në fund të 2020-tës dhe 1.3 miliardë deri në mbyllje të 2021-shit, nëse shtetet që do të ofrojnë më tepër para do të marrin vaksinën të parët, sasia e mbetur për 184 vendet e COVAX-it por edhe për shtete të tjera joanëtare por që duan ta përfitojnë atë, është shumë e vogël. Teksa qeveritë e vendeve të mëdha kanë vënë bastet e tyre për disa vaksina të mundshme duke bërë marrëveshje për miliona doza me një sërë kandidatësh përpara se ndonjë gjë të jetë certifikuar zyrtarisht, dozat në qarkullim për shtetet më pak “të favorizuara” sa vijnë e pakësohen, vazhdon lapis.al.  Ndonëse rrjete si Covax janë zotuar për një shpërndarje të barabartë të vaksinave, vende si Shqipëria mund t’ju duhet të presin përtej 2021-shit.