KreuBusull

COVID/ 2 humbje jete dhe 74 infektime të reja! Ndër viktimat një 45 vjeçare!

COVID/ 2 humbje jete dhe 74 infektime të reja! Ndër viktimat një

 

Mëngjesin e sotëm dy pacientë që ndodheshin të shtruar në Spitalin Infektiv nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covronavirus. Bëhet fjalë për një 45 vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje shoqëruese.

Në daljen e përditshme për të informuar rreth situatës së Covid-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 74 infektime të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11

 

Tags:

Home Busull