KreuBusull

Përlotet Najada Çomo; Familjarëve ja kam dhënë unë lajmin e hidhur për vdekjen e të dashurve të tyre!

 

Si rrallëherë Shefja e Infektivit Najada Çomo ishte e ftuar në programin “Open” në Top Channel për të folur rreth situatës së Covid-19 në vend. Prej katër muajsh Çomo dhe kolegët e saj ndodhen në ‘fushë-betejë’ duke luftuar me virusin që ka gjunjëzuar botën.

Duke mos harruar të bëjë vazhdimisht thirrje për kujdes maksimal dhe marrjen seriozisht të stilit të ri të jetesës, duke mbajtur maska në vende publike, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur grumbullimet me shumë njerëz, apo duke mos harruar të lahen duart sa më shpesh, shefja e Infektivit rrëfeu një ndër momentet më të vështira që asaj i duhet të përjetojë sa herë që merr telefonin për t’i dhënë familjarëve të pacientëve që s’ja dolën, lajmin e trishtë…

“Është shumë e vështirë të njoftosh familjarët për pacientët që humbnin jetën. Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka humbur jetwn. është lajmi më i trishtueshëm që mund t’i japësh një familjari. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë. Shumë herë kemi derdhur lot me kolegët”, tregon shefja e Shërbimit Infektiv duke mos mundur dot të kontrollojë lagështinë e syve

Ndër të tjera Najada tregoi se situata në spital nuk është aspak e lehtë dhe se tashmë virusi nuk prek më vetëm moshat e mëdha apo njerëzit me sëmundje kronike, por fatkeqësisht Covid-19 po prek edhe moshat e reja dhe njerëzit e shëndetshëm.

Sa i përket pyetjes nëse Spitali i Infektivit e ka arritur kapacitetin e tij, Çomo u shpreh se ende jo, por nëse infektimet vazhdojnë me këto ritme Spitali Covid 1 do të mbushet shumë shpejt.

Tags:

Home Busull