Kosova po kalon një periudhë të vështirë sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në vend. Çdo ditë shifrat e infektimeve po rriten, ndërsa ditën e djeshme është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja që nga nisja e pamdemisë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 195 infektime të reja, ku numri më i madh i tyre ka qenë në Prishtinë me 102 raste. Ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona.
Numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë në Kosovë është 3703, ndërsa kanë humbur jetën 79 pacientë.
