KreuCelebrity

Moderatorja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të katër; mësoni emrin e vogëlushes!

Pritjes i erdhi fundi edhe për moderatoren Ermira Çausholli, e cila ditën e djeshme ka sjellë në jetë vajzën e saj të katër.

Moderatorja ka ndarë lajmin e ëmbël nëpërmjet një postimi në instagram, ku ka publikuar dorën e të porsalindurës të cilën e prindërit e kanë quajtur Solara.


“Erdhi Solara. Nga dje pasdite na ka bërë njerëzit më të lumtur në botë”; ka shkruar Çausholli nën postimin e ëmbël.


Lajmin për shtatzëninë e katër moderatorja e bëri publik në fund të vitit 2018, ku lajmëroi se ajo, bashkëshorti dhe tre vajzat e saj do të bekohen me një tjetër vajzë në familjen e tyre.