Data 5 maj 2019 do të mbetet përjetësisht ditë e shënuar për Almeda Abazin dhe bashkëshortin Tolgahan Sayisman, pasi çifti ka mirëpritur në jetën e tyre djalin e tyre Efegan.

Almeda ka sjellë në jetë djalin në orën 05:12 të mëngjesit, duke përjetuar për herë të parë emocionet e bukura të të bërit nënë. Mediat turke raportojnë se nëna dhe bebi gëzojnë gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa Efegan ka lindur me peshë 3 kilogramë e 285 gramë dhe me gjatësi 50 cm.
