Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Central Park në New York, ku aktori i njohur Harlan Bengel i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një urë në parkun e njohur të New York-ut.
45-vjeçari u gjet i varur mëngjesin e kësaj të premte nga një punëtor i parkut, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Mësohet se aktori i njohur ka përdorur një qese plastike për t’i dhënë fund jetës së tij, ndonëse pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të treguar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Në xhepin e Harlan u gjet një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk është bërë publike.
Më herët aktori 45-vjeçar ka vuajtur nga kriza nervore, gjë që mendohet se e ka çuar drejt aktit të tmerrshëm.

