Tifozët e “Nord” kanë sulmuar portierin e “Curva Nord” Thomas Strakosha pasi sipas tyre performanca e tij së fundmi nuk është më e mira e mundshme. Në ndeshjen kundër Sampdoria Strakosha nuk mundi të priste golin, duke bërë që skuadra e tij të humbë pikë. Ndërsa ditën e djeshme në portalin grek “athletestories” është publikuar një intervistë e të atit të portierit Fotaq Strakosha i cili nëpërmjet një letre rrëfen se ai është gati të presë bashkë me të birin kritikat, të cilat kohët e fundit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.
Letra e Foto Strakoshës për të birin:
“Po kthehem nga stadiumi pas një derbi të ndjerë Lazio-Roma, ndeshja e radhës që të pashë të luaje e po dridhem akoma. Cuditem sepse nuk e kisha imagjinuar se mund të provoja ende ankth në krahasim me atë që kisha si lojtar, por në fund asgjë nuk është e krahasueshme me stresin me të cilin jetoj kur të shoh ty të luash. Ndoshta po të mos kisha qenë portier, injoranca do të kishte qenë një ndihmë e madhe. Duke e njohur mirë rolin, jam shumë i preokupuar për gjithcka mund të ndodhë në cdo moment.
Po mendoj për dëshirën për tu vënë në vendin tënd, jo për momentet e lavdisë, ato janë të gjitha për ty. Flas për momentet e vështira, sidomos për ato. Më beso, e di që nuk funksionon kështu, por si thuhet nga anët tona ‘shpërblimin pa lodhje mund ta marrësh vetëm nga babai ose qeni’. Impakti yt me futbollin ishte si ëndërra e cdo babai për të birin.
Je rritur duke më pasur mua si idhullin tënd, si pikë referimi. Duhet të të rrëfej se kënaqësia ime ishte e pamasë kur kthehesha në shtëpi e të gjeja duke parë videot me pritjet më të mira që kisha bërë në vite. Aty e kuptova vendosmërinë tënde, për tu afirmuar në botën e futbollit. O Zot sa i vendosur ishe… Që 10 vjec nise të organizosh jetën tëndë, për të qenë në maksimum në stërvitje. Në fillim tek Panionios, pastaj tek APOEL. Në Qipro kuptova që nuk ishte vetëm vendosmëri, por pasioni dhe ëndërra jote. E vetmja gjë që të mungonte ishte eksperienca. Pas një kthimi të shkurtër tek Panionios erdhi oferta e Lazio e Italia. Nuk do ta harroj kurrë udhëtimin familjar në Itali, kur ishe i vogël dhe pamë stërvitjen e mikut tim Dimitris (Eleftheropoulos) në Trigoria. Kur u ktheve në shtëpi shkrove pas një foto – në Piazza del Popolo nëse nuk gabohem – ‘këtë herë si turist, tjetra si futbollist profesionist’. E ndjeje që në atë kohë Thomas.
U bëre portier i një prej klubeve të mëdha të Europës dhe ke fituiar tashmë një Kupë e një Superkupë italiane. Vendose të veshësh fanellën e Shqipërisë, një zgjedhje që e mbështeta 100%, sepse e kisha bërë edhe vetë”.
Tani i ke hapur krahët e po fluturon biri im. Meriton gjithcka po jeton është aftësia jote. Duhet ta pranoj se ta admiroj karakterin. Jam krenar për ty, po ndjek ëndërrat e tua, duke fituar objektivat personalë njëri pas tjetrit. Thuhet se dhurata më e rëndësishme që një baba mund ti bëjë të birit, është ta bëjë më të mirë. Ne ia kemi dalë bir. Duhet vetëm të shijosj rrugëtimin tënd në të mirë e në të keqe, sepse është një udhëtim i mrekullueshëm që pak kanë fatin ta jetojnë. Shpresoj vetëm, që bashkë me mamanë tëndë Adelina, të kemi ndërtuar bazat solide për të të bërë të jesh i qetë në një nivel kaq të lartë. Është një kënaqësi e madhe ta di që je i lumtur, pavarësisht se ke zgjedhur një rrugë jo të lehtë. Dedikimi yt dhe sakrificat e tua tregojnë respoektin që ke për atë që bën. Mos u merr me mua, unë do jem gjithnjë në ankth, do ta kem gjithnjë zemrën që rreh fort sa herë të shoh të zbresësh në fushë të luash. Një pjesë e imja do të jetë gjithnjë aty me ty, të mbrojë portën”.
Të dua shumë, babai yt!




