Pas përfundimit të Kënga Magjike, Fifi dhe Mc Kresha të cilët konkuruan me këngën “Psikopatja jote” rrëmbyen çmimin e tretë. Këtë të diel siç edhe është traditë në “E diela shqiptare” ju kushtuan rreth dy orë komentimit të “Kënga Magjike” ku fituesit e çmimeve performuan edhe një herë këngët e tyre. Ardit Gjebrea preferoi të shoqëronte Fifin dhe Mc Kreshën për të kënduar të ulur përtokë të tre së bashku baladën “Psikopatja jote”. Këtë moment e ka ndarë edhe një herë këngëtarja dhe tekstshkruesja duke bërë edhe një kërkesë publike për Gjebrean.
“Ardit Gjebrea, e nderuar të këndoj këngën me ty, je artisti im i preferuar. Publikisht po të kërkoj një bashkëpunim. A ta fus Mc Kreshën mik?”: ka shkruar Fifi nën videon e postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
Gjatë ‘post-kënga magjike’ Arditi rrëfeu se ai ka qenë ‘shkesi’ që bëri bashkë Fifin me Mc Kreshën për këngën ‘Psikopatja jote”, pasi kishte qenë ai që ka ftuar artistin nga Kosova të bëhet pjesë e këngës së Fifit.

