Mbretëresha e Jordanisë është po aq fashionista sa edhe Kate Middleton apo Meghan Markle, për të mos thënë edhe më shumë. Rania ka veshur pothuajse çdo markë luksoze që nga Fendi e deri tek Givenchy, por në garedrobën e saj nuk përjashtohen as markat e thjeshta siç është Zara; madje për këtë të fundit Mbretëresha e Jordanisë ka një preferencë të veçantë.
E ftuar në ndarjen e çmimeve të mediave sociale arabe në Dubai, Rania u paraqit e veshur me një bluzë në material velvet të kombinuar me një palë pantallona të gjera (që në pamje të parë të kirjonin përshtypjen e një fundi), me pala elektrike. Fund-pantallonat janë të markës Zara dhe kushtojnë vetëm 50 dollarë. Veshjen Rania e kishte përfunduar me një palë këpucë stiletto nga Dior; e të thuash që dukej e mrekullueshme është pak.



