KreuStil Jetese

Angela Martini feston përvjetorin e parë të martesës! Pamje nga festa në Itali

Angela Martini dhe bashkëshorti i saj rumun festojnë sot përvjetorin e parë të martesës e sigurisht kjo datë e rëndësishme nuk mund të kalonte pa u vënë re nga dyshja.

Çifti ka zgjedhur të largohet nga California ku edhe jeton për të udhëtuar drejt Milanos në Itali. Ka qenë vet modelja që ka publikuar disa video në llogarinë e saj në Instagram duke na treguar se një restorant i tërë është prenotuar enkas për ata të dy, teksa në sfond dëgjohen tinguj muzike dedikuar çiftit.

Nuk ka mbaruar me aq sepse më t’u kthyer në hotel, Angela na ka treguar se dhoma ishte e mbushur plot petale trëndafilash të kuq, duke na shfaqur kështu disa momente nga festa intime që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë reervuar për të celebruar vitin e tyre të parë si ‘burrë edhe grua’.

Modelja shqiptare dhe biznesmeni rumun u martuan në dhjetor të 2017-ës në një ceremeoni private në Las Angeles pas lindjes së tyre disavjeçare.

Tags:

Home bordo