KreuStil Jetese

Sot Kristina Baki është supermodele, por dikur i ati s’e linte të dilte nga shtëpia

Kristina Bakiu është një ndër modelet më të kërkuara shqiptare por fillesat e saj nuk kanë qenë aspak të lehta. Modelja ka treguar në një intervistë të dhënë mëgjesin e sotëm për emisionin “Wake Up” në Top Channel se prindërit nuk ka qenë dakort që ajo të merret me këtë profesion.

“Në fillim babi nuk donte që të më linte të merresha me modeling, mundësisht nuk më linte të dilja nga shtëpia”, u shpreh modelja e cila pranoi se kjo ishte vetëm në fillesat e saj pasi më vonë ajo ësht ëndjerë e lirë kjo edhe sepse prindërit krijuan besim tek ajo.

Kristina Baki ka mbaruar studimet bachelor për Shkenca Politike, një zgjedhje kjo që e ka bërë për t’i bërë qejfin familjes, por që e ka lënë pas dore për shkak se momentalisht është e fokusuar në karrierën dhe profesionin e saj.

Tags:

Home bordo