KreuStil Jetese

Pas këngës më të njohur të Ariana Grande, qëndron një shqiptare!

Me siguri të gjithë e njihni këngën “Thank u, next” të artistes Ariana Grande por pak kush e di që pas saj këngë fshihet një shqiptare. Kur fansat e pyetën yllin e muzikës në Twitter se e kujt ishte ideja e këngës së njohur, 25-vjeçarja u përgjigj:

“Ishte një ditë goxha e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany. Pimë shumë shampanjë dhe unë bleva unaza për të gjithë. Ishte çmenduri dhe shumë argëtuese. Dhe duke u kthyer në studio, Njomza tha: ‘Kjo duhet të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, tregoi Ariana në postimin e saj.

Por kush është Njomza, emri që artistja e famshme përmend në përgjigjen e saj?

Njomza është një artiste e re e njohur në ShBA dhe mikeshë e ngushtë e Ariana Grande-s. Ajo ka lindur në Gjermani më 22 prill të 1994-ës nga prindër shqiptarë dhe u rrit në Chicago, Illinois dhe flet rrjedhshëm gjuhën shqipe. Ajo ka nisur të performojë në talent shoë që në moshëm 5 vjeçare dhe pasi krijoi grupin e saj muzikor në moshën 14-vjeçare, nisi karrierën solistike 2 vite pas shpërbërjes së grupit kur ishte 16 vjeç.

 

 

mood cause we’re all about to be on VACATION. 11.9.2018

A post shared by NJOMZA (@notnjomza) on

 

Sa i përket këngës “Thank u, next” është një priojekt muzikor që i dedikohet partnerëve të këngëtares së famshme dhe që prje 30 nëntorit kur është publikuar ka bërë namin dhe aktualisht në vetëm 2 javë numëron mbi 161 milion shikime në YouTube.

Tags:

Home bordo