KreuCelebrity

10 të famshmit që me shumë mundësi nuk e dini që mbajnë tituj mbretëror!

Me shumë mundësi ju nuk e dini që nuk janë të paktë ata që mbajnë tituj mbretërorë edhe pse nuk kanë lindur në një familje mbretërore. Bëhet fjalë për njerëz të famshëm, të cilët kanë marr tituj të tillë në bazë të kontributit të tyre në shoqëri. Të tillë tituj nuk janë ekskluzivë vetëm për personat që kanë nënshtetësi britanike, por për të gjithë ata që i kanë shërbyer në një mënyrë ose në një tjetër Britanisë së Madhe ose qytetarëve të tyre.

Adele

Adele u nderua nga Princi Charles në 2013 duke marr titullin mbretëror “Urdhri më i shkëlqyer”. Emri i saj i plotë pas kësaj është Miss Adele Adkins MBE. Ky titull jepet për ata që marrin pjesë në bamirësi të ndryshme.

Angelina Jolie

Aktorja mori titullin “Damë e nderuar” nga mbretëresha e Elizabeta II në 2014. Jolie e mori këtë titull në lidhje me punën e palodhur që kishte bërë për të zhdukur dhunën seksuale në zonat ku ka luftë. Ajo shërbeu në 40 misione për të takuar refugjatë në të gjithë botën.

Bill Gates

Miliarderi Gates, themeluesi i Microsoft ka marr titullin “Pjesë e Kalorësisë së Nderuar” në 2005. Ky çmim iu dha në nder të fondacionit të tij dhe të bashkëshortes së tij, fondacion i cili ka ndihmuar me kauza në të gjithë botën, por më shumë ka qenë i fokusuar për të ndihmuar me sistemin shëndetësor të vendeve në zhvillim.

 

David Beckham

Në 2003, futbollisti ka marr titullin “Oficer i Urdhrit të Mbretërisë së Bashkuar”. Ky urdhër iu dha nga mbretëresha Elizabeta e II për shkak të përfshirjes së tij në kauza që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve.

 

Elizabeth Taylor

Aktorja mori titullin “Damë e Urdhrit të Mbretërisë së Bashkuar”, titull që iu dha nga mbretëresha Elizabeth II në 2000. Këtë titull e mori për kontributin e saj të madh në kinematografi.

 

Elton John

Sir Elton John mori titullin “Nder i Kalorësisë” nga mbretëresha në 1998. Këtë çmim e mori për përkrahjen e jashtëzakonshme ndër vite për të prekurit nga SIDA dhe për personat LGBTQ.

 

J.K.Rowling

Për shërbimet e saj në letërsinë për fëmijë iu dha titulli “Oficere e Urdhrit të Mbretërisë së Bashkuar” në 2001. Seria e librave të Harry Potter kanë shitur mbi 500 milion kopje duke e bërë librin më të shitur në histori.

 

Kate Winslet

Në 2012 Kate mori titullin “Komandant i Urdhrit të Mbretërisë Britanike” , titull të cilin e mori për shkak të kontributit të saj në karrierë. Winslet është nominuar për 7 çmime Academy Awards dhe ka fituar një prej tyre në vitin 2009 për rolin e saj në The Reader.

 

Steven Spielberg

Regjisori dhe producenti i famshëm ka marr titullin “Komandant i Kalorësve të Urdhrit të Mbretërisë Britanike” në vitin 2001 për shërbime në industrinë e argëtimit angleze.

 

Victoria Beckham

Në 2017 Victoria ka marr titullin “Oficere e Urdhrit të Mbretërisë Britanike” për shërbime në industrinë e modës.