KreuCelebrity

Gent Zenelaj tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Jul Dedën

Gentian Zenelaj e njohin të gjithë, i madh dhe i vogël. Në fillim është bërë i njohur me rolet e tij në emisionin e humorit “Portokalli” dhe më tej në “Apartamentin 2XL”. Ishte pikërisht largimi i tij nga Apartamenti 2XL që ngriti një thashemnajë të madhe sidomos përsa i përket marrëdhënies së tij me Jul Dedën. Ata ishin miq të mirë, shiheshin shumë shpesh në shoqërinë e njëri – tjetrit, por mesa duket gjithçka ndryshoi pas largimit të tij nga Vizion Plus.

Marrëdhënia e tyre u ftoh dhe ata nuk folën më. Ka qenë Juli i pari që ka zbuluar gjatë një interviste në ‘Xing me Ermalin” se ata nuk ishin më miq. Sipas Julit ata nuk ishin zënë vetëm kishin vendosur të mos komunikonin më.

Mesa duket edhe Genti ka një version të tij të historisë me ish- mikun e tij, të cilin për ironi të fatit e ka edhe fqinjë.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzitur më tepër. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga “Vizion Plus” dhe mu tha atëherë: “O me ne o me ata”. Unë shkova me ata.”, – tregoi Genti duke qeshur. “Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna”- shtoi më tej aktori dhe mesa duket kjo mund të ketë qenë arsyeja përse dy aktorët nuk kanë folur më me njëri- tjetrin.

Edhe sot ngelet një histori me shumë pjesë të pa zbardhura sepse të përfshirët kanë zgjedhur ta mbajnë për vete të vërtetën.