KreuCelebrity

Videoklipi i ri i Big Bastës dhe Vesa Lumës do t’ju shkrijë së qeshuri!

Të gjithë kërkojnë një këngë të re nga Vesa Luma dhe Big Basta dhe mesa duket sot është dita e shumëpritur! Ata të dy kanë vendosur të na sjellin një videoklip nga ata të veçantët fare!

Për fat të keq, kërkesat e fansave për momentin nuk mund të plotësohen nga Bigu dhe Vesa, por ata kanë vendosur që t’i përshëndesin ndjekësit e tyre me një video që Vesa e ka ndarë në Instagramin e saj. Në video shihet Big Basta që mban kalipiç Vesën dhe të dy shkrihen së qeshur nga ky veprim.

Për momentin çifti është në Zelandën e Re sëbashku me djalin e tyre dhe mesa duket po shijojnë natyrën e mrekullueshme të këtij vendi. Përsa i përket kthimit në tregun muzikor me një këngë të re Vesa thekson që janë në një fazë frymëzimi dhe po përpiqen që të rikthehet fuqishëm.

 

Ja dhe videoklipi me i ri muzikor nga ne dy ..kerkojme falje qe u vonuam pak kete sezon ..por kishim ca probleme teknike ..? Falenderojme nenen natyre, oborrin e shpise, dhe qiellin e bukur te dimrit ? ..Pertej shakas..dua t’ju falenderoj te gjitheve qe shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem ?) ..Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter..❤Ju perqafojme shume shume #missyou #newzealand #auckland #devonport @bigbastaofficial

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on