Në spektakël të shkurtra, në fotot e postuara në rrjetet sociale, flokët e gjata. Alketa Vejsiu e konfuzoi paksa publikun me look-un e saj, i cili ishte i ndryshëm në daljet e saj publike. U duk sikur i kishte prerë flokët dhe të gjithë e aprovuan këtë ndryshim të saj pas kaq shumë vitesh, mirëpo më pas e kuptuam që ishin paruke.
Në media të gjithë shkruan për “gënjeshtrën” e Alketa Vejsiu, ndonëse nuk është personazhi VIP as i pari dhe as i fundit që bën një gj të tillë. E megjithatë, një foto e saj, teksa ishte e ftuar në emisionin e Rudinës, ku shfaqej me flokët e gjata dhe me onde në fund, nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, ku një prek komentuese i shkruante: Po kur i rrite flokët kaq shumë?
Një koment i tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga moderatorja, e cila i ka kthyer një përgjigje.
“Shtohen dhe prihen kollaj tani”, shkruan Alketa.
Tani, jeni të qartë me gjatësinë e flokëve të Alketës?


