KreuCelebrity

Presidenti 72-vjeçar i Qipros hutohet pas të pasmeve të Eleni Foureiras!

Eleni Foureira i vuri flakën skenës së Eurovizionit, me këngën e saj “Fuego”, prej së cilës Qipro shteti të cilin përfaqësonte këngëtarja me origjinë nga Shqipëria, u rendit i dyti.

Presidenti i Qipros, ka organizuar një takim me këngëtaren në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për pozicionin e mirë që arriti shteti i tij në sajë të Foureiras. Hiret e këngëtares seksi duket se nuk kanë lënë indiferent numrin 1 të qeverisë qipriote Nikos Anastasiades, i cili është fotografuar teksa ka fiksuar shikimin në të pasmet e këngëtares.

Teksa Eleni është kthyer për të takuar personat e tjerë të pranishëm në takim, 72-vjeçari nuk ka mundur të mos hedhë shikimin kah ‘aseteve’ të saj. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të bëjë xhiron e rrjetit, duke u bërë shkas për humor mes komentuesve nëpër rrjete sociale.