KreuCelebrity

Dyshe, treshe… në Festivalin e Venecias unazat mbahen kështu!

Të paktën dy unaza për dorë, madje edhe nga një unazë për çdo gisht. Aktoret që parakalojnë mbi tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia përqafojnë tendencën e sfilatave vjeshtë-dimër 2016 (Valentiono, Gucci, Dior…).

Për Dakota Fanning, në tapetin e kuq për filmin “Brimstone”, gjërat e çmuara shkojnë çift dhe ka zgjedhur dy modele identik të Neil Lane, që i ka vëndosur njërin tek gishti tregues dhe tjetrin tek ai i mesit. Ylli i ri i kinemasë shumfishon me katër edhe photocall me një super bizhu të përbërë nga tre unaza të lehta të mbuluar me brilantë.

Por edhe zgjedhja e Amy Adams bie tek marka Neil Lane dhe mbi tapetin e kuq për filmin “Arrival” gishtat e saj transformohen në sy të shkolqyeshëm plot smeraldë.

Në fakt iniciatore e kësaj tendence ishte Emma Stone, me veshjen e saj me shkëlqim argjendi zgjodhi diamante me forë ylli që i ksithe vendosur në mënyrë elegante në rradhë për tre (si në dorën e majtë edhe në të djathtën). Duke evituar me shumë zgjuarsi efektin abazhur falë dimensioneve të vogla të këtyre bizhuve.

Madje në të gjitha shfaqjet nuk ka munguar asnjëherë së nderuari modën për të cilën iste pionere. Më pas e ndoqën me rradhë Valentina Lodovini , aktoret Cristiana Capotondi dhe Naomi Watts në prezantimin e filmit “Bleeder”.