KreuCelebrity

Pritja e dytë e ëmbël e Natalie Portman!

Natalie Portman është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Benjamin Millepied. Aktorja 35 vjeçare Portman, dukej komode me barkun e saj të rrumbullakosur të Mërkurën e javës së kaluar, ku u shfaq gjatë premierës së filmit të saj “Planetarium” në Festivalin e Filmit në Venecia. Mediat e huaja kanë raportuar se aktorja fituese e çmimit Oscar për filmin “Black Swan” është në pritje të fëmijës dhe mesa duket shumë e lumtur për këtë fakt. Portman dhe bashkëshorti i saj Millepied, 39 vjeç, i cili ishte koreograf në filmin “Black Swan”, kanë gjithashtu një djalë 5 vjeçar të quajtur Aleph. Familja, e cila ka jetuar 2 vjet në Paris, së fundmi kanë lëvizur në Los Angeles. Në këtë premierë filmi, ku ajo portretizon figurën e Jackie Kennedy, ajo ka marë kritika shumë pozitive. Portman e ka quajtur rolin në këtë film, si më ‘të rrezikshmin’ e karrierës së saj. Portman thuhet se do të luajë në një film të ardhshëm ku do të portretizojë  Ruth Bader Ginsburg, femrën e parë izraelite, pjesëmarrëse në Gjykatën e Lartë të SHBA.