Ky fillim korriku është emocionues për të gjithë... Ose pothuajse për të gjithë. Po ju zbulojmë dy shenjat astrologjike më me fat këtë javë, deri më 6 korrik 2025. Gjatë këtyre ditëve, Hëna është në kundërshtim me Saturnin në Dash duke na vënë në situata shqetësuese emocionale dhe duke na detyruar të pajtohemi me
kufijtë dhe frikërat tona. Nëse marrëdhëniet tuaj i kanë mbijetuar këtij momenti, fundi i javës sjell një sfidë të re: takimin e Venusit me Uranit.
Peshorja e gjen veten në një udhëkryq, shpesh në kaos, por duket se tani Peshorja po jep më të mirën nga vetja, falë aftësive të saj diplomatike. Talenti do ta ndihmojë veçanërisht në fushën e punës, javën e parë të korrikut, kjo falë mbështetjes së Hënës dhe Jupiterit, që ju favorizojnë në komunikim dhe në jetën profesionale. Kjo javë është e favorshmë edhe për shkëmbime të dhuratash të sinqerta dhe gjeste të vogla mes miqve.Me dyshen e formuar nga Venusi dhe Urani në Dem, Peshorja do të ketë përparësi tek marrëdhëniet dhe
paratë, kjo pasi kjo aleancë planetare ju hap rrugën për një formë inovacioni në jetën tuaj profesionale.
Shpirti krijues i Peshores pritet të gjejë një rrugëdalje të re. Një ide e guximshme, një shkëmbim dashamirës ose një partneritet diskret mund të forcojë karrierën tuaj ose një projekt afatgjatë. Po lëvizni në drejtimin e duhur. Kini kujdes të mos e teproni, veçanërisht të enjten kur Hëna në konstelacionin tuaj kundërshton Saturnin në Dash. Mos u përpiqni të bëni përshtypje: ekuilibri dhe diplomacia juaj flasin për ju. Bricjapi është me fat në dashuri javën e parë të korrikut, duke ju dhënë një shtytje të këndshme plot ajër të freskët, veçanërisht në marrëdhëniet emocionale. Bricjapi mund të mos jetë në elementin e tij natyror, por
ata gjejnë një mënyrë për t'u dalluar përmes durimit dhe pjekurisë së tyre. Veçanërisht në sferën e dashurisë dhe miqësisë gjërat po qetësohen dhe përmirësohen për Bricjapin.
Lidhja Venus-Uran në zonën tuaj emocionale e trondit rutinën, ndaj një takim i papritur, ka gjasa t’ju sjellë emocione të reja. Ditët e fundit të Venusit në një shenjë të Tokës si Bricjapi, ju ndihmojnë të mbështillni marrëdhëniet tuaja me më shumë butësi. Fundjava mund të sjellë disa dyshime, por përliquni t’i injoroni, sepse ndryshe në vend që të drejtoni anijen e marrëdhënieve tuaja, do ta mbytni atë.
-
Trendi i verës? Balerina të thurura me grep!
2 Korrik, 12:25 -



















