KreuFashion

Trendi i verës? Balerina të thurura me grep!

Tendenca e thurjes me grep takon trendin më romantik, atë të këpucëve bon ton par excellence, balerinat! Por këtë sezon, modelet më IN janë ato të thurura me grep. Me ngjyra neutrale, endje të përsosura dhe pëlhura me tekstura nga më të ndryshmet, ju mund të eksploroni mes stilit hippie dhe casual chic. Në koleksionet e modës Pranverë-Verë 2025 bie në sy dukshëm edhe estetika e ndikuar nga vitet gjashtëdhjetë, por të riinterpretuara te thurjet me grep.

Shtëpia e modës Acne Studios sjell balerinat e punuara me grep, por me shumë volum, ku bien në sy fijet me minikristale të ndritshme.

 

 

Po ashtu do të shihni edhe modele me bazë nuancat klasike, nga e kafenjta deri tek bordoja dhe e zeza, por shpesh të ndërthurura forma gjeomerike dhe motive etnike.

 

Trendi i verës? Balerina të thurura me grep!

Do të hasni gjithashtu edhe modele që alternojnë punimet me grep me lëkurën, qoftë në pjesën e majës së këpucëve, ose në atë të pasme, siç sugjeron Max Mara.

 

Simone Rocha kombinon punimet me grep me disa shirita dhe fjongo, të cilët dhurojnë një pame akoma më lozonjare, e sidomos feminile.

 

Për ata që duan një stil tipik detar, mund të zgjidhni balerina me motive vijash, por gjithmonë të punuara me grep, siç propozon Prada

 

Ngjyrtat? Mos u kufizoni aspak, por nëse doni të vërtetën, nuancat neutral deri tek ato paksa futuristike dhe më shkëlqim, mbeten më të preferuarat.